Penalltitë kualifikojnë Arsenalin! Topçinjtë kualifikohen për në çerekfinalen e Champions League, Porto jashtë

by admin
Spread the love

Arsenal pati nevojë për goditjet e penalltive për të festuar kualifikimin në çerekfinalen e Champions League ndaj Portos.

Ashtu si edhe në Portugali, ndeshja në Londër u mbyll me rezultatin 1-0, me vendasit që e gjetën golin jë pjesën e parë me Leandro Trossard. Por, pjesa e mbetur e takimit nuk dhuroi më gola dhe në Londër sfida iu drejtua kohës shtesë. Edhe aty nuk pati gola ndaj fituesi u desh të vendosej nga ruleta e penalltive.

Këtu, lojtarët anglezë ishin më të qartë duke shënuar katër penallti ndërsa nga ana tjetër, miqtë gabuan në dy raste me portierin Raya që veshi kostumin e superheroit. Në fund, tifozët në Emirates festuan një kualifikim shumë të rëndësishëm për në çerekfinalet e Champions League, aty ku për kundërshtarin e radhës duhet të presin shortin.


Top Channel

You may also like