“Penallti e turpshëm për Liverpulin”, legjendat angleze mosbesues për 11-metërshin e fundit. A ka simuluar Diogo Zhota?

by admin
Spread the love

Liverpuli mposhti 4-2 Njukasëllin mbrëmë në “Anfield” në ndeshjen e parafundit të xhiros së 20-të të Premier Ligës angleze dhe kështu mbetën lider në tabelë edhe pas këtij turi. Liverpuli pati shumë raste, kështu që nuk është për t’u habitur që shënoi katër gola, por më i përfoluri pas ndeshjes ishte goli i katërt i shënuar nga Mohamed Salah nga pika e bardhë e penalltisë.

Por ky gol, ose më saktë rasti i fitimit të penalltisë, është bërë objekt diskutimi në opinionin futbolldashës në Angli,  ku shumë prej tyre e kanë karakterizuar si  “e turpshme”. Shumë fansa besojnë se Diogo Zhota e ka fituar 11-metërshin duke simuluar.

A2

Edhe legjendat e futbollit anglez, si Ian Rajt dhe Xhon Terri, nuk e kuptojnë se si ishte e mundur që u dha penallti ai rast.  “Si është kjo një penallti? Simulim tronditës! Më e keqja, penalltia u akordua pas kontrollit në VAR,” shkroi Terri. Ndërsa legjenda e Arsenalit, Ian Rajt pohoi: “Një njeri preferon të shtrihet për të marrë një penallti sesa ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur. I kemi parë të gjitha tani!”

;   Mirëpo, një nga përdoruesit e platformës “X” ka publikuar një klip të këtij aksioni ku duket se ka kontakte mes Martin Dubravkës dhe Zhotës, por është e vështirë të thuhet nëse i mjafton ky kontakt për rënien.  

;

PANORAMASPORT.AL

You may also like