pëllumbi i dyshuar për spiunazh, i pafajshëm! – Shqip

by admin
Spread the love

India ka liruar një pëllumb të burgosur me tetë muaj nën dyshimin për spiunazh, tha grupi për të drejtat e kafshëve Peta.

Zogu u kap në maj duke mbajtur një “mesazh të palexueshëm” dhe u ndalua në një klinikë veterinare në Mumbai (India perëndimore), përpara se të lirohej më 30 janar nga policia, tha i njëjti burim.

Sipas gazetës Times of India, mesazhi ishte shkruar në gjuhën kineze, gjë që shqetësoi hetuesit.

“Policia kishte nisur një procedurë për spiunazh ndaj zogut, por mbylli dosjen pas përfundimit të hetimeve”, shkruan gazeta. AFP nuk mund të merrte konfirmimin zyrtar.

Arrestimet e pëllumbave bartës për spiunazh nuk janë të rralla në Indi. Në vitin 2016, njëri prej tyre u burgos pasi u kap pranë kufirit me Pakistanin ndërsa mbante një mesazh që kërcënonte kryeministrin Narendra Modi. /tesheshi.com/

You may also like