PEKIN – Kina kërkon dhënien fund të vrasjeve të civilëve në Gaza

by admin
Spread the love



PEKIN, 7 mars /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër civilëve në luftën e Izraelit, në Rripin e Gazës, kundër organizatës militante palestineze Hamas.

”Nuk mund të ketë më asnjë justifikim për vazhdimin e konfliktit dhe asnjë justifikim për vrasjen e civilëve”, deklaroi  Wang Yi në një konferencë shtypi në kuadër të Kongresit  Kombëtar të Popullit në Pekin.

”Të gjithë të burgosurit duhet të lirohen dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë një armëpushim të menjëhershëm”, theksoi ai.

Wang tha se rrethi vicioz i konfliktit izraelito-palestinez mund të prishet vetëm përmes zbatimit të plotë të zgjidhjes me dy shtete dhe drejtësisë për popullin palestinez, duke shkatërruar kështu terrenin për idetë ekstremiste.

Një zgjidhje me dy shtete parashikon bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti palestinez, bazuar në kufijtë e territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967, Bregu Perëndimor, Jerusalemi Lindor dhe Rripi i Gazës./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKryeministri Rama uron 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”


You may also like