Peja përforcon skuadrën, zyrtarizon transferimin e Jetmir Zeqirit

by admin
Spread the love

KB Peja ka përforcuar skuadrën e saj me një transferim të ri.

Jetmir Zeqiri është basketbollisti më i ri i kampionëve në fuqi të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale.

“KB Peja njofton arritjen e marrëveshjes me basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili për pjesën tjetër të sezonit do jetë pjesë e skuadrës verdhezi”.

“Zeqiri ka ndërtuar karrierë në Maqedoni e Kosovë, dhe tani bashkohet me Pejën për aventurën e rradhës” – thuhet në njoftimin e Pejës.

Përveç Zeqirit, Peja një ditë më parë zyrtarizoi edhe transferimin e Musab Malës./Lajmi.net/

You may also like