PD bën deklaratën e fortë: Sali Berisha në seli me bosët e krimit të organizuar

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme ku një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shkatërroi derën e një prej zyrave të selisë blu.

Në deklaratën e PD thuhet se akti që bëri sot Berisha është më i shëmtuar në këto 31 vite të ekzistencës së partisë.

Sipas selisë blu, ish-kryeministrit ka qenë i shoqëruar nga persona që janë pjesë e krimit të organizuar , teksa e cilëson komisionin e rithemelimit të PD, celulë ilegale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye F.D, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD.

Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale.

Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij.

Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt.

You may also like