Pavar-Bisek në balotazh, Fratezi dhe holandezët gati. Ja formacioni i mundshëm i Interit ndaj Xhenoas

by admin
Spread the love

Stërvitja e djeshme në “Apiano Xhentile” ka sjellë lajme të bukura për Simone Inzagin.

Pasi të mërkurën pa jahstë grupit si Fratezin për gjendjen gripale, si Dumfrisin që punoi më vete, dje trajneri e ka stërvitur grupin edhe me dyshen, me të vetmit të munguar që janë Lautaro dhe Dimarko që synojnë të kthehen në janar.

Kështu, rikuperimit të holandezit dhe italianit, i është shtuar edhe rikuperimi i Stefan de Vrajit, që është gati të rikthehet nën urdhrat e Inzagit, por me të tre të rikuperuarit që priten ta nisin nga stoli.

Formacioni do të jetë ai i javës së shkuar ndaj Leçes, me balotazhin e vetëm që është ai mes Bisek dhe Pavar, me francezin që mund të rikthehet titullar në të djathtë të mbrojtjes pasi ka luajtur vetëm disa minuta pas rikthimit nga dëmtimi.

KKD

PANORAMASPORT.AL

You may also like