Patozi: Udhëheqësit legjendarë, e duan Luiza Gegën si plaçkë që dergjet e pastaj ndahet nën këmbët e tyre

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje fitoren e Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës si dhe me pritjen që iu bë nga qeveria shqiptare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Patozi është treguar kritikë ndaj qeverisë, duke thënë se për ta nuk ka një por dy Shqipëri diametralisht të ndryshme.

Ai thotë udhëheqësitë legjendarë, Luiza Gegën e duan vetëm si plaçkë që dergjet dhe pastaj ndahet nën këmbët e tyre.

Postimi i plotë:

“Shqipëria është në mes

Si nuk harruan një herë dhe nuk e humbën kurrë një rast për të na treguar se për ta nuk ka një, por dy Shqipëri diametralisht të ndryshme.

Njëra, që lulëzon e zhvillohet e lumtur nën qeverisjen e tyre, të cilën, as shohim, as e prekim dhe, as e ndjejmë edhe në ëndrrat tona më të bukura. Dhe jo se nuk duam, por thjesht sepse ajo nuk ekziston.

Kurse tjetra, që nxin e sterron njësoj edhe në kohërat më të bekuara, kur Zoti dhe natyra natyra e teprojnë me bujarinë e vet, vetëm për shkak se nuk drejtohet prej tyre.

Mos u lodhni kot të kërkoni një datë, një vend, një fenomen, e aq më pak një personazh, që t’i bëjë bashkë këto dy botë të ndara si për vdekje.

Ndaj edhe mos u çudisni që ta shpifin njësoj, si ata që e teprojnë me festat e shplara vetëlavdëruese, ashtu edhe ata të tjerët me mallkimet histerike për çdo ngjarje dhe histori, jo domosdoshmërisht politike.

Duke pērfshirë këtu edhe medaljen e artë të Luiza Gegës, të cilën nuk ia lanë as të zonjës së punës ta gëzonte një ditë, sepse u përlanë prapë midis tyre, sikur të mos ishte ditë suksesi, por ditë dështimi kombëtar.

Në fakt Shqipëria reale është në mes, një dhe e vetme. Ajo e jeton të sotmen e saj me ngjyrat e halleve të mëdha dhe gëzimeve të pakta, duke u përpjekur pa shumë sukses, por me shpresë që një ditë do t’i shpëtojë darës së bardhezisë së këtyre udhëheqësve legjendarë, të cilët e duan atë vetëm si plaçkë që dergjet dhe pastaj ndahet nën këmbët e tyre.”-shprehet Patozi.

You may also like