“Pati një shpërthim në bord”/ Dëshmitë e të mbijetuarve të anijes së mbytur në brigjet e Italisë

by admin
Spread the love

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë brigjeve të Kalabrisë në Italisë.

43 persona janë gjetur pa jetë as përmbysjes së anijes me emigrantë nga Iraku, Irani, Siria dhe Afganistani. Autoritetet italiane të cituar nga mediat besojnë se viktimat mund të shkojnë në 100.

Fillimisht u dyshua se deti i “trazuar” me dallgë të mëdha u bë shkak i tragjedisë, por nga dëshmitë e të mbijetuarve që deri tani janë 80 mësohet se në bord është dëgjuar një shpërthim. Anija është çarë më dysh.

Ndërsa autoritetet italiane po gjejnë trupat përgjatë brigjeve kalabreze shumë prej tyre rezultojnë të jenë fëmijë, mes tyre edhe një i sapolindur.

Dyshohet se në bord kishte 200 deri në 250 klandestinë. Papa reagoi me të mësuar tragjedinë.

“Lutem për viktimat dhe për të mbijetuarit dhe falenderoj ata që i erdhën në ndihmë”, tha Papa Francesku.


Top Channel

You may also like