Pasi u pajtuan, Luizi ‘shkrin së qeshuri’ Kiarën, e imiton si pi cigare

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të përfolur e më të pëlqyer të momentit. Prej disa ditësh, ata po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre, teksa gjithçka duket se ka përfunduar sot, me çiftin që janë pajtuar me njëri-tjetein.

Pas disa debateve të shumta, ata u ulën të diskutojnë dhe të sqarojnë keqkuptimet me njëri-tjetrin, teksa pasi folën, Luizi kërkoi që ta përqafonte. Fillimisht, Kiara hezitoi, ndërsa më pas iu hodh në qafë ta puthte dhe ta përqafonte.

Sakaq, nuk mungoi as premtimi nga ana e këngëtarit, i cili ‘iu betua’, moderatores që nuk do të bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar. Pas këtij momenti, çifti kanë kaluar kohë së bashku, teksa Luizi po përpiqet të jetë sa më i dashur, duke e bërë të qeshë moderatoren. Pak më parë, ai po imitonte Kiarën se ai ajo pi cigare, veprim që e ka bërë Kiarën të qeshë.

Kujtojmë që e gjithë krisja në çift nisi pas një loje të dhënë nga Vëllai i Madh për vajzat, të cilat nuk duhet t’i flisnin djemve. Por Luizi vendosi t’ia prishë lojën, duke e bllokuar Kiarën te lavamani, situatë që solli edhe konfliktin mes çiftit.

You may also like