Pasi u “martuan”, Kiara Tito zbulon planet që ka me Luizin pas Big Brother

by admin
Spread the love

Pas puthjes që dhanë në “dasmën” e tyre, Kiara dhe Luizi nuk kanë ngurruar që të dhurojnë vazhdimisht puthje. Madje gjatë një bisede Kiara ka zbuluar dhe planet.

Ajo i tha Luizit se nuk është ende gati për martesë zyrtare, por pasi të dalin nga Big Brother do bashkëjetojnë. Ndërkohë Luizi menjëherë u shpreh i gatshëm dhe nisi të mendonte për vendin ku do të bashkëjetojnë.

Por për këtë detaj, ka menduar një fans i Luizit nga Amerika, i cili i ka premtuar një shtëpi ciftit, sapo të dalin nga shtëpia e Big Brother.

Duket se gjërat po shkojnë shumë mirë mes Kiarës dhe Luizit dhe dyshja janë më të dashuruar se kurrë më parë me njëri-tjetrin.

You may also like