Pasi la ekranin, moderatorja e njohur zbarkon në Kuvend

by admin
Spread the love

Oriola Nebiaj dhe Petrit Deda kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë. Nebiaj ka marrë mandatin e lënë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cila la politikën për të marrë drejtimin e një emisioni në një nga televizionet kombëtare.

Ndërkohë deputeti Petrit Doda ka marrë mandatin e Alfred Rushajt, i cili u largua nga politika një muaj më parë.

Doda edhe pse ishte i 31-ti në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, e mori mandatin pasi kishte siguruar më shumë vota se kolegët e tij.

You may also like