Pasi gazetari hyri nga dritarja e tualetit të selisë dhe tregoi ç’po ndodh brenda dyerve, vjen lëvizja e shpejtë që ‘pa gdhirë’ nga Basha dhe Bardhi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas incidenteve të djeshme, me akuzat për dyert e blindura, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në selinë blu.

Përpara selisë makinat e Bashës dhe Bardhit shihen të parkuara në oborrin e PD. Gjatë ditës së djeshme Basha mohoi akuzat për dyert e blinduara, ndërkohë që mediat nxorën pamje të asaj çfarë po ndodh brenda selisë së PD-së.

Ka qenë gazetari Bled Marku i cili ka hyrë nga dritarja e tualetit të selisë dhe ka parë çfarë po ndodh aty brenda, ku ka pikasur edhe dyert e blinduara.

Gjatë ditës së nesërme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, përpara selisë së PD-së, për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashës, që sipas tij është shkarkuar me vendim të Kuvendit Kombëtar, dhe më pas në Referendum.

You may also like