Pashë tortura dhe plaçkitje. Nuk doja të vrisja, prandaj u arratisa – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Greta Privitera

Corriere della Sera”

Kokërruar dhe me sytë e akullt, e ndez cigaren tjetër me atë po i fiket. Konstantin Yefremov, 33 vjeç, pi vazhdimisht duhan në 15 minutat që biseduam përmes internetit. Dikur një oficer i ngarkuar me një njësi të çminimit në Divizionin e 42-të të Pushkatarëve në ushtrinë ruse, ai thotë se ndihet si i zënë në kurth:“Fati im është vdekja. Unë cilësohem njëtradhtar i vendit tim!”.

I ndihmuar nga grupi aktivist Gulagu.net, Yefremov u arratis nga Rusia dhe ndodhet në një vend sekret. Historia e tij mbi torturat, plaçkitjet dhe miqtë e vrarë në fushën e betejës,përzihet me këngën e zogjve që dëgjohet në sfond.

Sa kohë luftuat në Ukrainë?

Nga fundi i shkurtit deri në majin e vitit të kaluar.

Në çfarë zone ishit?

Para pushtimit ndodhesha në Krime. Ndërsa më 27 shkurt më dërguan me ekipin tim prej 20 personash në Bilmak afër Melitopolit. Aty ruanim një nga shtabet e komandës.

E kishit imagjinuar se do të fillonte lufta?

Jo, e kuptuam vetëm më 24 shkurt. Në fillim menduam se ishin kërcënimet e zakonshme të Putinit. Ata nisën të bombardonin dhe i damkosën automjetet me shkronjën Z. Unë kërkova të largohesha nga ushtria.

Por më pas qëndruat...

S’kisha zgjidhje tjetër. Shkova te komandanti im për ti thënë se doja të largohesha. Më quajti tradhtar. I dhashë armën dhe u përpoqa të largohesha nga Melitopol. Doja të kthehesha në Rusi dhe të largohesha zyrtarisht. Më bënë të ditur se isha në kërkim nga policia ushtarake dhe se do të më arrestonin.

A ishit i vetmi nga ushtarët në njësinë tënde që u shprehët kundër luftës?

Jo, kundër ishim thuajse të gjithë. Shumica prej nesh u regjistruan në ushtri sepse ishim të varfër. Unë jam nga një fshat i Kaukazit, dhe në vitin 2013 hyra në ushtri për të ndihmuar ekonomikisht nënën time. Asnjë nga njerëzit e mi nuk donte të vriste ukrainasit. Ne kemi miq dhe të afërm që vijnë prej andej.

Si është të luftosh kundër një populli mik?

Është shumë shkatërruese. Ne e dimë që ukrainasit po mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërsa ne i pushtojmë.

Sipas të dhënave, 824 ushtarë rusë kanë vdekur brenda një dite këtë muaj, numri më i lartë që nga fillimi i luftës. A keni humbur ndonjë shok fushën e betejës?

Po, 7 ushtarë nga ekipi im gjatë një shpërthimi. Ata ishin miqtë e mi.

A keni vrarë ndonjëherë dikë?

Jo.

A keni torturuar ndonjëherë dikë?

Jo, por kam parë tortura. Atë të 3 ushtarëve ukrainas, përfshirë një snajperist. Komandanti ynë mori një shkop dhe i goditi në gishta, gjunjë, u theu hundën dhe dhëmbët. Kur pinte ishte edhe më mizor.

Pas masakrës në Bucha, thuhej se ushtarët rusë ishin gjithmonë të dehur...

Jo vetëm rekrutët e papërgatitur, por edhe më të stërviturit janë vazhdimisht të dehur. Pihet pa fund alkool. Situata është jashtë kontrollit.

Pra është e vërtetë që shumë rusë nuk janë të stërvitur për luftë?

Po, shumica e tyre janë ushtarë që nuk dinë të luftojnë. Ata janë taksistë, bukëpjekës, njerëz të thjeshtë.

A keni parë ndonjëherë plaçkitje?

Me dhjetëra herë. Ushtarët hyjnë në shtëpi dhe vjedhin gjithçka:sende me vlerë, televizorë, qilima, ushqime. Disa madje edhe makina.

Çfarë është e pamundur të imagjinohet nga këtu në Evropën Perëndimore?

Dhuna është e imagjinueshme. Ajo është e vështirë të kuptohet nga ata që i besojnëpropagandës së Putinit. Ai është Djalli vetë.

Si u arratisët?

Në fund të muajit maj gjendesha në një zonë rurale, dhe bashkë me 7 shokë të tjerë vendosëm të dezertonim. Kishim miq në mesin e komandantëve, që nuk na raportuan. Kur shkova nëÇeçeni shkrova një letër dorëheqjeje. Më quajtën dezertor dhe më pushuan nga puna. Megjithatë, me mobilizimin e pjesshëm në shtator 2022, nuk isha i sigurt. Ata donin që të rikthehesha në luftë. U fsheha, derisa një shoqatë më ndihmoi të largohesha nga Rusia. Për këtë që po denoncoj rrezikoj vdekjen.

Ku gjendeni tani?

Në një vend të Amerikës Latine. Kërkova azil në SHBA, por nuk mora asnjë përgjigje.

Si jeni?

Jam i lodhur fizikisht nga frika. Natën shoh ëndrra sikur më vrasin shokët.

Çfarë mendoni për Zelenskyn?

Kjo luftë është historia e një humoristi që u bë president, dhe e një presidenti që ështërënjë komedian.

Si e shihni të ardhmen?

Nuk e di se kur, por Ukraina do të fitojë. Unë i kërkoj falje popullit ukrainas. E di që ata do të shpëtojnë nga armiku, dhe në të njëjtën kohë do të na çlirojnë edhe ne nga diktatori.

You may also like