Pasdite mblidhet komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së

by admin
Spread the love

Dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev, analizë e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet e fundit në skenën politike pas nismës së shtruar për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, pritet të jenë temë e takimeve të sotme të organeve më të larta të LSDM-së në pozitë.
Nga partia konfirmojnë se për sonte në orën 18 është caktuar seancë e Këshillit Ekzekutiv ndërsa në orën 20 e Këshillit Qendror.

Nga LSDM ditëve të kaluara njoftuan se janë duke u bërë konsultime të përditshme dhe takime pune me partnerët në koalicionin e shumicës parlamentare si edhe në kuadër të udhëhqësisë më të lartë të partisë. “LSDM vazhdon të bisedojë dhe iniciojë bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe demokratike me qëllim që ta sigurojmë të ardhmen stabile të shtetit tonë dhe të gjithë popullit tonë”, theksojnë nga LSDM-ja.

You may also like