Pas shumë diskutimeve Partizani vendos, derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin “Air Albania”

by admin
Spread the love

Pas shumë diskutimeve Partizani vendosi se derbi i kryeqytetit do të luhet të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim u mor ditën e sotme pas shumë diskutimeve të ndezura në lidhje me stadiumin që do të zhvillohej ndeshja e rëndësishme.

Partizani prej muajsh tashmë ka nisur të zhvillojë ndeshjet e tij në kompleksin më të ri sportiv që ka ndërtuar në kryeqytet, ndonëse jo i finalizuar i gjithë projekti 100% megjithatë gjithçka është certifikuar sa i përket zhvillimit të ndeshjeve të Superiores atje pasi Partizani ka zhvilluar disa prej tyre.

Si skuadra pritëse Partizani duhet të vendoste se ku do të luhet ndeshja, në shtëpinë e tij në këtë impiant  fantastik, ku sigurisht nën trysnin e tifozerisë së saj mund të ndihet më komod për t’u ndeshur me bardheblutë, në një fazë të kampionatit ku i ndajnë vetëm tre pikë njëra me tjetrën.

Me një kapacitet prej rreth 4000 vendesh kompleksi “Partizani”, drejtuesit e klubit të kuq i kanë rezervuar tifozerisë së Tiranës rreth 200 bileta.

Megjithatë për nga rëndësia e të dyja klubeve, historiku i përballjeve dhe atë çka kanë dhuruar tifozët në tribuna me praninë e tyre, që kanë qenë disa herë më shumë se kjo shifër, gjithmonë është preferuar arena kombëtare “Air Albania” për t’i dhënë mundësinë shumë më shumë njerëzve që ta ndjekin ndeshjen më të madhe të futbollit tonë.

Herë pas here tensionet e ndezura në tribuna kanë sjellë problematika me sigurinë, çka në kompleksin e ri të Partizanit, e cila mbetej një nga opsionet për realizimin e ndeshjes, mbetet ende për t’u testuar, por ky është një vendim që e konsulton edhe policia e shtetit.

Një tjetër arsye që vuri në diskutim zhvillimin e ndeshjes ishin paratë. Secilit klub kur ka qenë pritës, ka preferuar “Air Albanian” pasi përfitimet e tyre kanë arritur në shifra mesatare rreth 150 milion lekë për ndeshje, ç’ka është një përfitim i konsiderueshëm krahasuar me përfitimet e ndeshjeve të tjera që kanë një numër të vogël ndjekësish në stadium.


Top Channel

You may also like