Pas shpalljes të kandidaturës për Primarët në PD, Luçiano Boçi zbulon arsyet kryesore se pse do garojë për kryebashiak të Elbasanit

by admin
Spread the love

Pasi prezantoi sot kandidaturën për primaret e PD, për të garuar për bashkinë e Elbasanit, vjen një reagim nga Luçiano Boçi.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’, thekson se iu përgjigj kërkesës imponuese të qytetarëve dhe demokratëve të Elbasanit për të kandiduar. Ai shtoi mes të tjerash se kandidimi i tij nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandatit të deputetit.

REAGIMI I BOÇIT

“Mirënjohje për qytetarët dhe demokratët e Elbasanit që më kanë mbështetur në çdo angazhim timin në politikë!

Pa asnjë hezitim i jam përgjigjur kërkesës imponuese të tyre për të garuar dhe për t’i kthyer atyre Bashkinë e Elbasanit!

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:

I kam borxh suksesin

I kam borxh mbështjen

I kam borxh kohën

Përkushtimin, arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar.

I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore.

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar.

I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.

Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin t’ia kthejmë njerëzve!

Që Elbasanit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm!

Që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit!

Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme!

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harenë e të jetuarit.

Prandaj ky kandidim i imi nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk është i imi por i votuesve.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.

Përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!”, ka shkruar ai.

You may also like