Pas shpalljes non grata, ambasada britanike jep mesazhin e fortë për Sali Berishën

by admin
Spread the love

Ambasada britanike në Tiranë reagoi pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në faqen e saj në Facebook përcillet një deklaratë e kreut të këtij misioni diplomatik, Alastair King-Smith, e cila lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të veçantë politikanin veteran.

Komentet e ambasadorit në fakt, i referohen qartazi masave të ndërmarra nga qeveria britanike kundër disa shtetasve të lidhur me krimin e korrupsionin, e kjo sic tha ai për një media shqiptare, është vetëm vala e parë.

“Unë dua ta siguroj publikun shqiptar që ne nuk kemi shënjestruar ndonjë parti politike, grup politik apo ndonjë grup tjetër. Kjo është një qasje e mirëekuilibruar. Kjo qasje synon individët dhe lidhjet e tyre tejet të qarta me krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, qasja merr parasysh çdo rast individual nëse individët kontribuojnë në të mirën publike të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Shqipëri.

You may also like