Pas reshjeve të dendura shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në shëtitoren e Sarandës

by admin
Spread the love

Sot në vendin tonë ka mbizotëruar një mot me shi, ku ujërat e zeza kanë vërshuar në shëtitoren e qytetit, duke lënë një pamje të shëmtuar për turistët dhe vendasit.

Shkak janë bërë rreshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme.

Ndërsa kolektorët janë bllokuar, mendohet për shkak të mospastrimit.

Saranda ka një sistem të ri kanalizimesh për ujërat, të realizuar me fondet e qeverisë gjermane, por që shpesh ka rezultuar në probleme të ngjashme, dyshohet për shkak të punimeve jo cilësore të kryera nga firmat vendase.

You may also like