Pas pijeve me gaz, Ronaldo i heq djalit edhe celularin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Mund t’ju jap një shembull, Cristiano është djali im i madh, 12 vjeç. Sa herë më kërkon të ketë celularin e tij, unë i përgjigjem se ka ende kohë”. Këto janë fjalët e Cristiano Ronaldos nën kupolën ikonë të “Al Wasl Plaza” në Dubai.

CR7 i lejoi vetes një intervistë të shkurtër, të realizuar nga Marjan Faraidooni, ndërsa u mirëprit me thirrje dhe brohoritje nga fansat e shumtë të pranishëm. Ylli portugez i futbollit ka folur edhe për teknologjinë, ndër të tjera, duke dhënë këshilla për të vegjlit:

“Duhet të përfitojmë nga teknologjia, por të mos jemi të fiksuar pas saj. Celularin ua jap për pak kohë fëmijëve, jo gjithmonë”.

Më herët, ylli portugez ka shpjeguar se irritohet kur djali i tij pi pije energjike: “Do të shohim nëse djali im do të bëhet futbollist i mirë. Ndonjëherë pi pije energjike dhe ha çipsa. Kjo me zemëron, ai e di këtë.

Ndonjëherë i kërkoj të qëndrojë në ujë të ftohtë pas një vrapimi dhe ai më thotë: Babi, është shumë ftohtë këtu. Gjithmonë i them se i duhet punë dhe dedikim që të këtë sukses.

Nuk do t’i bëj presion që të bëhet futbollist, por do të doja. Gjëja më e rëndësishme është të jetë më i miri, kudo që të jetë: në futboll, mjekësi apo gjetkë”.

You may also like