Pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe disa emrave të tjerë të njohur, ja çfarë po ndodh para selisë blu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin të përjashtojë përfundimisht Sali Berishën nga PD-ja.

Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, zyrtarët e Partisë Demokratike kanë blinduar sërish derën kryesore të selisë, këtë herë edhe nga jashtë.

Nuk dihet se përse janë marrë këto masa nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike, por kujtojmë se në seli kanë nisur punimet për vendosjen e rregullit, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme të 8 janarit, kur mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha hynë me forcë brenda zyrave të PD dhe shkatërruan gjithçka, përfshirë këtu edhe zyrën e kreut të saj, Lulzim Basha.

Basha vendosi që 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu, disa të përjashtuar e të tjerë të pezulluar.

You may also like