“Pas pasaportës, një partner shqiptar për t’u kompletuar?”, gazetarja vë në siklet Dua Lipën

by admin
Spread the love

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare një ditë më parë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Pak para koncertit madhështor që artistja shqiptare mbajti në sheshin ‘Skënderbej’, ajo doli në një konferencë për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Një prej tyre e pyeti Duan nëse tashmë që ajo ka marrë pasaportën, do të marrë edhe një të dashur shqiptar për t’u kompletuar. Tani që morët pasaportën shqiptare, a do tu duhet dhe një partner shqiptar për t’u kompletuar?” – e pyeti gazetarja Dua Lipën.

Këtë pyetje këngëtarja shqiptare me famë botërore e kaloi me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”. “Oh motër, këtë se di”- ishte përgjigjja e Dua Lipës në komferencën për gazetarët përpara koncertit të mbrëmjes së 28-Nëntorit, në kuadër të 110-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe se çfarë u thotë miqve të saj të huaj për Shqipërinë. “Kemi një kulturë shumë mikpritëse. Kjo është gjëja e parë që kam qejf t’ju tregoj njerëzve, që kur të vini tek ne do të ndiheni si pjesë e familjes, si në Kosovë dhe Shqipëri” – tha Dua Lipa.

You may also like