Pas pandemisë, rikthehen sëmundjet: Sistemi imunitar u “çmësua” me viruset!

by admin
Spread the love

Gjatë pandemisë së Covid-19, u duk sikur disa sëmundje të tjera, sidomos ato tipiket tek fëmijët, u larguan.

Por në fakt, kjo ishte e përkohshme sipas ekspertëve dhe i detyrohej izolimeve masive. Tani këto sëmundje po rikthehen sërish me shifra të larta: arsyeja është se sistemi imunitar nuk u mësua me luftën kundër disa sëmundjeve si fruthi. Tani vihet re një efekt i vonshëm i tyre.

Në Gjermani, pikërisht fruthi shënoi rënien më të madhe të rasteve për shkak të pandemisë. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019. Edhe sëmundje të tjera karakteristike për të miturit si lija e dhenve apo zgjebes shënuan një rënie të madhe. Por këto muaj, shifrat e të sëmurëve me fruth në këtë vend kanë shënuar shifra rekord.

“Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërveprimit ndaj disa viruseve”, theksojnë ekspertët atje, të cilët i këshillojnë prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët. Sipas tyre, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë, se si duhet vepruar me të miturit.

Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga mbyllja është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët.


Top Channel

You may also like