Pas ndarjes nga Trixa, Donaldi shkon me pushime dhe po shoqërohet nga këta persona – Shqip

by admin
Spread the love

10:07 | 28 Shkurt 2022

Donaldi, së pari u komentua shumë gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së BBV por ai po komentohet edhe pas daljes nga aty.

Lidhja e tij me Trixën, ka bërë që ai të shëndrrohet në personazhin më të komentuar, shkruan lajmi.net.

E pas ndarjes nga Trixa, ai ka vendosur të shkojë me pushime jashtë Shqipërisë.

Donaldi ndodhet momentalisht në Dusseldorf, në Gjermani me vëllain e tij binjak Romeon.

Ai ka postuar një foto në ‘InstaStoryn’ e tij ku ndodhet dhe krahë aktorit të njohur Blerim Destani.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Donaldit iu ofrua nga ‘Vëllai i Madh’ një paketë udhëtimi në shtatë vende të botës ku mesa duket aktori ka vendosur të mos shkojë.

Në profilin e tij ai ka publikuar një video ku tregon se udhëtimet do t’i dhurohen shtatë çifteve por me një kusht, për tu përzgjedhur, miqtë e tyre duhet të lenë komentet tek videoja e aktorit dhe të japin një arsye të fortë përse i meritojnë ato pushime dhe më pas do të përzgjidhen./Shqip/

You may also like