Pas mosmarrëveshjes me baxhanakun, arrestohen dy vëllezërit binjakë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pati një mosmarrëveshje me baxhanakun përmes telefonit. E ky i fundit e lajmëroi rastin në polici si kanosje.

Kështu organet e rendit i shkuan në shtëpi të premten rreth orës 18:00 Q.S në Sllapuzhan të Suharekës për ta arrestuar. Por këtë u mundua ta pengojë vëllai binjak i 23 vjeçarit, andaj edhe ky përfundoi nën pranga.

“Ka dalë edhe ka penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare, Policia është dashtë me ndalu dy të dyshuarit dhe i ka dërguar në stacion”, tha zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Të dy u intervistuan, por rezultati s’qe i njëjtë për vëllezërit binjakë.

I dyshuari për kanosje u lirua në procedurë të rregullt, por jo edhe vëllai i tij që e pengoi punën e policisë. Ky i fundit u ndal për 48 orë në paraburgim e prokuroria ka hapur rast ndaj tij për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Televizioni ka qëndruar të shtunën edhe te familja e të dy djemve të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës rreth rastit. Prapa saj thanë se tashmë i paraburgosuri ka dashur ta ndalojë arrestimin, pasi që problemin donin ta zgjidhin mes familjeve, pa e përfshirë policinë.

You may also like