Pas masës disiplinore ndaj Ervin Salianjit, reagon Rushaj: E padrejtë, duhet hetuar si nisi sherri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në seancën plenare të ditës së sotme ka ndodhur një përplasje e ashpër mes deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe që është dashur ndërhyrja e Gardës.

Pas përplasjes me Braçen, merret masë disiplinore ndaj Ervin Salianjit.Sakaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit për ta përjashtuar nga seanca plenare deputetin Ervin Salianji.

Deklarata e Rushaj:

“Në atë foltore nuk është lënë gjë pa thënë për të gjithë ne këtu, duke filluar nga Kryeministri dhe të gjithë ne të tjerët. Ju nuk mund të ndëshkoni me masë disiplinore pa hetuar më parë. Të hetohet kush e ka bërë këtë gjë”, tha Rushaj.

You may also like