Pas kritikave, Paloma tregon pse nuk i foli Donaldit dhe Semit kur doli nga “Big Brother VIP”

by admin
Spread the love

Paloma gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka debatuar shpesh me Donaldin. Dyshja janë përplasur për çështje të ndryshme dhe situata mes tyre shpesh ka degraduar në ofendime.

Shumë është komentuar në rrjet fakti që teksa po takonte banorët kur la shtëpinë, Paloma nuk u përshëndet me Semin dhe Donaldin.

Ky veprim është kritikuar shumë në rrjetet sociale dhe Paloma e ka dhënë një përgjigje sot.

E ftuar në “Fans Club”, ajo tha se nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe se ajo nuk ka pas afrimitet me Donaldin dhe Semin. Dhe duke qenë se kanë debatuar dhe shoqëria mes tyre kishte përfunduar para disa javësh, nuk mund t’i takonte.


You may also like