Pas kontrollit policor – eksperti i migracionit Hilmi Gashi (55) – “Çështja e origjinës është krejtësisht e pavend dhe joprofesionale”

by admin
Spread the love

Kontrollet e policisë zvicerane dhe anulimi i Alba Festivalit në Cyrih, kanë ngritur dyshime se komuniteti shqiptar po diskriminohet. Eksperti i migracionit Hilmi Gashi (55) konfirmon: paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë ndezur me dekada të tëra. Ajo që filloi si një udhëtim i rehatshëm me makinë për në shtëpi, përfundoi me një kontroll policor dy orësh dhe akuza për racizëm kundër policisë kantonale të Cyrihut. Anton Oroshi (34), i cili po udhëtonte me një Porsche me të dashurën e tij të dielën, u fut në një kontroll policor. Pasi ua ka treguar pasaportën zvicerane, mësohet se është pyetur nga policia se nga i ka ardhur emri. Antoni është i bindur se gjatë këtij kontrolli është bërë viktimë e racizmit.

Pyetja në lidhje me origjinën është e pavend dhe joprofesionale, për Hilmi Gashin (55), anëtar i Komisionit Federal për Migrim dhe njohës i çështjes, incidenti me kontrollin policor dhe Porsche nuk është befasi. Zvicerani vetë i ka rrënjët kosovare. Edhe pse incidente si kjo nuk e tronditin më, ato nuk duhen toleruar. “Pyetja se nga vjen emri i tij është krejtësisht e pavend dhe joprofesionale”, thotë Hilmi Gashi nga Muri afër Bernës për gazetën “Blick”.

Përveç kësaj, konfirmon përshtypjen e të prekurve se po kontrollohen për shkak të origjinës së tyre dhe po trajtohen edhe më keq. “Paragjykimet ndaj shqiptarëve janë ndezur prej dekadash të tëra” Diskriminimi ndaj shqiptarëve ka kohë që është problem në Zvicër, thotë Hilmiu. “Për dekada të tëra, paragjykimet kundër këtij grupi të popullsisë janë ushqyer nga fushatat e urrejtjes politike nga SVP dhe stereotipat e bartura nëpër media”, transmeton portali Shtegu. Kjo i ka lënë gjurmët e saj. “Dhe kjo përkundër faktit se njerëzit me prejardhje kosovare tani janë shumë të suksesshëm në shkencë, biznes, sport dhe kulturë. Stereotipat negative me sa duket jetojnë më gjatë në mendjet e njerëzve”.

“Nëse vërehet një burrë në një veturë të shpejtë me emër shqiptar, mund të vini bast se automjeti do t`i nënshtrohet kontrollit të plotë”, thotë Hilmiu.

Ai vetë ka pasur përvojë me këtë. Kur ishte i vogël dhe kishte shkuar për pushime me dy shokë shqiptarë, në doganën zvicerane atyre iu kërkua letërnjoftimi. “Kur të gjithë ne i treguam dokumentet tona të identitetit të të huajve, automjeti me të vërtetë u nda anësh”. Ky keqtrajtim kishte zgjatur dy orë.

 

You may also like