Pas hetimeve të Prokurorisë, ndalohet drejtori i ‘’Visametric’’

by admin
Spread the love

Drejtori i ‘’Visametric’’, është ndaluar sot në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, ku qytetarëve iu ndalohej pagesa shtesë prej 30 eurosh për shërbime të pasaportës.

Kjo është bërë e ditur, nga një njoftim i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.

”Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”, Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Tutje Prokuroria njofton se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore.

Derisa lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale, thuhet më tej nga Prokuroria.

You may also like