Pas fitores së “Big Brother VIP”, ky është reagimi i gruas së Ilirit – Shqip

by admin
Spread the love

9:42 | 21 Shkurt 2022

Ilir Shaqiri është shpallur fituesi i edicionit të parë të BBV-së të premtën që lamë pas.

E për herë të parë ka reaguar edhe gruaja, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, ku shihet momenti kur Iliri merr në dorë çmimin e madh, ajo ka shkruar: Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë.

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri u shpall fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar balerinin mirëpo mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gruaja dhe e bija.

Ndërkohë e bija ka shkruar: Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues.

Kujtojmë që Emanuela ishte e pranishme në studio ndërsa e Emily nuk mundi të merrte pjesë pasi ishte infektuar me koronavirus./Shqip/

You may also like