Pas denoncimit në polici të Noizyt, arrestohet Cllevio

by admin
Spread the love

Reperi i njohur për videot e tij të Tik-Tok, Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është ndaluar në afërsi të Rinasit pas një denoncimi të bërë nga reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy më 13 prill.

Panorama TV meson se sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

“Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni”, ka thënë Noizy në denoncim.

Kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit.

You may also like