Pas deklaratave për furnizim e Ukrainës me armë, reagon Rusia: SHBA i hedh benzinë ​​zjarrit

by admin
Spread the love

Kremlini ka akuzuar SHBA-në se “i ka hedhur benzinë ​​zjarrit qëllimisht” pasi Uashingtoni njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me sisteme të avancuara raketore.

“Furnizimet e tilla nuk e inkurajojnë Kievin të rifillojë bisedimet e paqes. Uashingtoni dëshiron të luftojë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit”, u tha gazetarëve zëdhënësi rus, Dmitry Peskov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord për t’i siguruar Ukrainës raketa të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje).

Por kjo marrëveshje ka ardhur, pasi SHBA-ja mori garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Pas kësaj deklarate, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij “nuk ka ndërmend” t’i përdori armët për këtë gjë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov është shprehur se dërgimi i planifikuar i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e tërheqjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Çdo furnizim me armë që vazhdon… rrit rreziqet e një zhvillimi të tillë. Kjo është e paprecedentë, kjo është e rrezikshme”, tha ai, sipas BBC.


Top Channel

You may also like