Pas 26 orësh, u nxorrën trupat e tre anëtarëve të familjes Pacolli

by admin
Spread the love

Pas 26 orëve kërkime u gjet makina dhe trupat e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Prishtina, që dje pësuan në aksidentin në rrugën Bllacë -Shkup, duke përfunduar në lumin Lepenc.

Asaj që i frikohej më së shumti ndodhi. Naim Pacolli, nga Prishtina pronar i makinës që të dielën pasdite u nxor nga uji, me tri kufoma në të, nuk preferonte të udhëtonte me krejt familjen nga Norvegjia ku jeton nga frika se në rast aksidenti të mos pësojnë të gjithë.

Naim Pacolli, pronari i makinës BMW, i cili po jetonte në Norvegji bashkë me familjen 4 anëtarësh dje ra në lumin Lepenc tek Tuneli i Parë në Maqedoninë e Veriut, teksa po kthehej në vendlindje pasi mori gruan me dy djemtë në Aeroportin e Shkupit.

Lumi i rrëmbeu teksa deri të dielën pasdite rezultuan të zhdukur, e familja e nuk di shumë si erdhi deri te aksidenti që besohet se të dyja veturat ishin në tejkalim kur ndodhi aksidenti. Burri dhe gruaja M.P me vete kishin edhe të birin e mitur E.P dhe tjetrin 21 vjeçar Sh.P, raporton KlanKosova, duke zbardhur detaje për aksidentin fatal. 21 vjeçari për fat të mirë i mbijetoi aksidentit dhe është në Spitalin “8 shtatori” në Shkup, në gjendje stabile.

Në aksionin e kërkim shpëtimit u angazhuan policia, ushtria e ekipe vullnetarësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestuan pronarin e një makine tjetër të tipit “Touran” me targa të Shkupit, e cila ishte e përfshirë në aksidentin e djeshëm.

You may also like