Partneri më tradhëtoi me shoqen e ngushtë, mos i reklamoni burrat

by admin
Spread the love

Ju kujtohet këngëtarja e njohur me emrin e artit, ‘Madonna Shqiptare’? Së fundmi, ajo është rikthyer në Shqipëri dhe ka dhënë një intervistë të rrallë në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’. Madonna ka folur për rikthimin në muzikë pas shumë vitesh, si edhe ka rrëfyer edhe disa detaje nga jeta e saj private.

Këngëtarja shqiptare zbuloi se është martuar për herë të dytë, pasi ish-partneri i saj e tradhëtoi me shoqen e saj të ngushtë. “Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat.

Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta. Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shokë të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar. Njohja me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale, shumë e bukur. Ishte një njeri i pjekur.

Kur të ndodhin këto peripecirat, t’i gjithmonë mundohesh të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha, ishte një njeri jo shumë shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Kishte një pjekuri, ishim shokë. Mendoj që kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh buzët e bukura apo ka një makinë të bukur dhe do të martohem me atë.

Absolutisht jo, është më mirë ta kesh thjesht shokë, ta njohi botën, t’ia njohësh dhe me kalimin e kohës rritet dashuria. Unë jam 46-vjeçe, ai është 55-vjeç”, tregoi ajo.

You may also like