Partizani u largohet objektivave, drejtuesit motivojnë skuadrën me gjoba

by admin
Spread the love

Partizani nuk po shkëlqen këtë sezon, madje kur po mbërrijmë drejt fundit të sezonit, “të kuqtë” rrezikojnë të arrijnë edhe objektivat minimalë të klubit: pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë përballë Vllanisë, rruga e vetme për të siguruar Europën është kampionati, por edhe aty “demat” nuk po shkëlqejnë dhe pas barazimit përballë Skëndërbeut në fundjavë është komplikuar arritja e vendit të tretë (bileta e fundit për në Kupat e Europës).

Këto rezultate të dobëta duket se kanë mërzitur drejtuesit e klubit, që sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” kanë vendosur të gjobisin skuadrën me një rrogë mujore.

Drejtuesit kërkojnë që skuadra të reagojë në javët e mbetura, sepse nëse nuk arrihet objektivi Europë, atëherë sezoni do të ishte totalisht i dështuar. / Oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania Facebook

You may also like