Partizani-Dinamo/ Nis derbi në “Air Albania”, synohet kalimi në gjysmëfinale

by admin
Spread the love

Sot në orën 18:00 Partizani do të presë skuadrën e Dinamos në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”.

Derbi i parë për këtë fazë të kupës mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, teksa sot pritet të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti.

Referuar rezultateve të arrira dhe renditjes së deritanishme në Abissnet Superiore, dy ekipet e kryeqytetit nuk kanë diferencë të madhe, pasi “të kuqtë” janë të pestët me 25 pikë, teksa “blutë” qëndrojnë të shtatët me 19 pikë. Ndaj edhe përballja pritet që të jetë shumë e luftuar, e mbi të gjitha duke ditur se Europa është shumë e dëshiruar dhe tashmë shihet si e vetmja formë.

Në raundit tjetër, cilado prej skuadrave që do të sigurojë kualifikimin do të përballet më një prej treshes Teuta, Vllaznia apo me Laçin. E ndërsa na ndan edhe një orë nga fillimi i këtij derbi trajnerët Dritan Mehmeti dhe Bledar Devolli, i cili debuton sot në krye të stolit të Dinamos pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, kanë vendosur edhe formacionet se si do i zbresin skuadrat e tyre në fushë.


Top Channel

You may also like