Partia Demokratike zgjedh kryetarët e rinj në disa degë të vendit

by admin
Spread the love

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për drejtuesit e rinj të PD, në disa degë të vendit. Procesi i votimit nisi në orën 8:00 dhe përfundoi rreth orës 18:00. Procesi i votimit por edhe ai i numërimit është zhvilluar pa probleme në të gjitha degët.

Rezultatet e votimit janë si më poshtë:

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Durrës u shpall z. Igli Latif Cara me 57% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i Dega 2 Tiranë u shpall znj. Irma Profi Marku me 54% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

Kryetar i Degës PD Lushnjë, z. Eduard Shyqyri Sharka me 52% të votave.

Kryetar i Dega 4 Tiranë, z. Astrit Myslim Kasa me 51% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall z. Ilir Sabri Kasa me 67% të votave.

Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave

Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave.

Ndërkaq në bashkinë Dimal Bujar Dhëmbo është shpallur fitues me 127 vota.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

You may also like