PARIS – Policia neutralizon një grua pas thirrjeve kërcënuese

by admin
Spread the love

PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Policia franceze hapi zjarr sot dhe plagosi rëndë një grua në Paris, e cila, sipas dëshmitarëve, bëri komente kërcënuese dhe bërtiste “Allahu Akbar” në një tren udhëtarësh.

”Prognoza jetike e gruas është e rrezikuar”, tha prokuroria.

Policia u alarmua nga telefonatat e pasagjerëve që përmendnin një grua “plotësisht të mbuluar”, e cila po “ushtronte kërcënime” në një tren që udhëtonte në periferi.

Sipas këtyre dëshmitarëve, ajo “bërtiti disa herë Allahu Akbar”.

Policia arriti ta izolojë atë në stacionin e bibliotekës ”François Mitterrand” në Paris, e cila u evakuua shpejt.

”Gruaja refuzoi të zbatonte urdhrat e policisë dhe kërcënoi të hidhte veten në erë”, detajoi prokuroria dhe një burim i policisë.

Më pas, një oficer policie qëlloi një herë, duke e plagosur rëndë gruan.

Pas vrasjes së një profesori në Arras, më 13 tetor nga një i ri i listuar për radikalizimin islamik që nga shkurti i vitit 2021, Franca është në alarm./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like