PARIS – Macron: Të shtënat në Paris sulm i ndyrë kundër kurdëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PARIS, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se të shtënat vdekjeprurëse në Paris ishin një sulm i qëllimshëm dhe i ndyrë ndaj kurdëve.

”Kurdët në Francë ishin objektivi i një sulmi të ndyrë në mes të Parisit”, shkroi Macron në Twitter duke ngushëlluar familjarët.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se autori i dyshuar “duket se donte të sulmonte të huajt”, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Tre persona humbën jetën dje, pasi u qëlluan me armë zjarri, pak para mesditës në qarkun 10 të Parisit.

Prokuroria franceze tha se tre persona të tjerë ishin plagosur, dy prej të cilëve ishin në gjendje emergjence absolute.

”Është hapur një hetim për akuzat e vrasjes, vrasjes me dashje dhe dhunës së rëndë”, saktësoi prokuroria.

”Një i dyshuar, një burrë i moshës 60 deri në 70 vjeç është arrestuar dhe është caktuar në mbajtje policore”, shtoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like