PARIS – Macron: Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë, të ndihmojmë Ukrainën

by admin
Spread the love

PARIS, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron hapi konferencën për ndihmën për Ukrainën sot pasdite duke nisur një apel për një rinisje të nevojshme të aleatëve të Kievit.

”Ne jemi padyshim në një moment kur nevojitet një rinisje nga të gjithë”, tha Macron duke shtuar se ”kjo nënkupton vendime të forta për të bërë më shumë në mbështetje të Kievit kundër Rusisë”.

Përballë 25 krerëve të shteteve dhe qeverive Macron nënvizoi se ”sot është në rrezik siguria e të gjithëve ne”.

”Kemi parë, sidomos muajt e fundit, një shtrëngim të Rusisë, i cili fatkeqësisht u shfaq me vdekjen e Alexei Navalnyt, kundërshtarit të Putinit”, shtoi ai.

”Në frontin ukrainas pozicionet janë gjithnjë e më të vështira dhe ne e dimë se Rusia po përgatit sulme të reja, veçanërisht për të trembur opinionin publik ukrainas. Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë jo vetëm për sigurinë e saj, por edhe për të garantuar sigurinë kolektive të të gjithë neve, sot dhe nesër”, shtoi Macron./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like