PARIS – Linjat e autobusëve dhe trenave në krizë për shkak të mungesës së shoferëve

by admin
Spread the love

PARIS, 1 shtator /ATSH-AA/- Linjat e autobusëve dhe trenave midis Parisit dhe rajonit Ile-de-France po përballen me një krizë serioze në transportin e pasagjerëve.

Udhëtimet mes Parisit dhe rajoneve të tij, veçanërisht linjat më të përdorura RER D dhe RER C, po përballen me vonesa dhe anulime të njëpasnjëshme për shkak të mungesës së shoferëve.

Krahas vonesave, anulimi i të paktën 19 udhëtimeve të tjera ditore ndërmjet disa rajoneve dhe fillimi i vitit shkollor do ta thellojë më tej këtë krizë.

Gjithashtu, një situatë e ngjashme është përjetuar edhe në shërbimet e autobusëve brenda Parisit për shkak të mungesës së shoferëve.

Pasagjerët mes Versajës dhe Yvelines ankohen se po dëmtohen për shkak të vonesave ditore dhe anulimeve të fluturimeve dhe se nuk informohen rregullisht.

“Nuk mund të flasësh me njerëzit për reduktimin e emetimeve të karbonit ndërsa transporti publik po përjeton ndërprerje”, tha në një prononcim Jean-Paul Jeandon nga rrethi Cergy-Pontoise, duke iu referuar sugjerimeve për përdorimin e transportit publik për të reduktuar emetimet e karbonit. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Miliona fëmijë dhe gra në rrezik pas përmbytjeve në Pakistan

You may also like