PARIS – Franca vë në punë centralin e parë të ri bërthamor në më shumë se 20 vjet

by admin
Spread the love

PARIS, 28 mars /ATSH-DPA/ – Franca së shpejti do të vërë në punë një central të ri bërthamor për herë të parë në më shumë se dy dekada.

Kompania shtetërore e energjisë EDF njoftoi dje në mbrëmje se autoriteti mbikëqyrës bërthamor ka miratuar hapat përfundimtare përgatitore për vënien në punë te reaktorit të ri bërthamor në Flamanville në Kanalin e La Manshit.

Ndërtimi i reaktorit të diskutueshëm filloi në vitin 2007 dhe u përfundua me një buxhet më të madh se sa ishte planifikuar fillimisht (3,3 miliardë euro), që arrin vlerën mbi 12 miliardë euro.

Vënia në punë e centralit do të bëhet 12 vjet më vonë nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ndryshe nga fqinji i saj Gjermania, Franca vazhdon të mbështetet në zgjerimin e energjisë bërthamore për furnizimin e saj me energji dhe arritjen e objektivave të mbrojtjes së klimës.

Franca është ende prodhuesi i dytë më i madh i energjisë bërthamore në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë, Franca gjithashtu dëshiron të zgjerojë energjinë e rinovueshme, veçanërisht energjinë e erës në det të hapur. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like