PARIS – Bie ndjeshëm besimi i francezëve te presidenti Macron

by admin
Spread the love

PARIS, 29 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit Gabriel Attal kanë regjistruar një ulje të mprehtë të indeksit të besimit me pesë pikë përgjatë muajit mars, sipas një sondazhi mujor të krijuar nga instituti i sondazheve ”Toluna-Harris Interactive”.

Sipas studimit, vetëm 36% e të anketuarve thonë se kanë besim apo të paktën njëfarë besimi te presidenti francez, niveli më i ulët që nga rizgjedhja e tij në Elysee, në maj 2022, të paktën në këtë studim mujor nga ”Toluna-Harris Interactive”.

Sipas institutit, Macron pati vetëm rezultate më të këqija se rezultati i marsit gjatë krizës së jelekverdhëve, në fund të 2018-s.

Besimi te kryeministri Gabriel Attal gjithashtu humbi pesë pikë, në 43%, rezultati i tij më i keq që nga emërimi i tij në fillim të vitit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like