Parfumet e preferuara të vajzave të njohura, secila ka karakteristikat e saj

by admin
Spread the love

Imitim ose origjinale, parfumet blihen dhe përdoren nga çdokush. Shumëllojshmëria e tyre ju jep mundësi të gjithëve për të gjetur aromën që pëlqen apo edhe që i përshtatet me karakterin. Kompani të ndryshme në botë kanë hedhur në treg aroma nga më të veçantat, të cilat kanë arritur të pëlqehen shumë dhe disa njerëz i kanë bërë pjesë të pandarë të shpenzimeve.
Sigurisht që si çdo njeri tjetër, edhe personazhet VIP kanë të preferuarin e tyre. Më poshtë po ju zbulojmë parfumin e preferuar të disa vajzave të njohura dhe lidhjen që kanë ato me këtë firmë.
Parfumi i referuar i Princeshë Dianës ishte “Quelques Fleurs”. Ajo ka zgjedhur këtë aromë sepse ishte e preferuara e fëmijëve të saj.


Marilyn Monroe ishte e dashuruar me “Chanel № 5”. Kur është pyetur rreth tij, ajo është shprehur se e përdor në çdo moment madje edhe para se të flejë gjumë.


Audrey Hepburn, ishte e dashuruar pas linjës së parfumeve “Givenchy”. Audrey është shprehur se ky parfum përveçse i pëlqente edhe e frymëzonte për të punuar.


Brendi i preferuar i Kate Middelton është “Illuminum”. Ajo vazhdon ta përdorë që pas ditës së martesës. Bashkëshorti i saj, Princi William ja bëri atë si dhuratë speciale dhe kaq mjaftoi që dukesha të ‘dashurohej’ pas tij.


I preferuari i Meghan Markle është “Floris London”, për të vetmen arsye sepse ky parfum shitet vetëm për njerëz specifikë, pra nuk del në treg./revistawho.com

You may also like