Paratë e mbledhura nga koncerti, Tayna i dhuron për Fondin e Sigurisë së Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

23:42 | 1 Mars 2022

Qeveria e Kosovës ka hapur sot Fondin për Siguri për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për sigurinë e vendit.

Pas hapjes, kanë filluar të dhurohen shuma të ndryshme drej këtij fondi, shkruan lajmi.net.

Kësaj turme të kontributit iu bashkua edhe këngëtarja e njohur, Tayna.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar se paratë e mbledhura nga koncerti që ajo do të mbajë me datën pesë mars, do të dhurohen për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu ajo sqaroi se data kur ajo do të mbajë koncertin lidhet me datën kur Kosova ka filluar të marrë erë liri.

Ky koncert do të mbahet në Luzanë të Zvicrës./Shqip/

You may also like