Parashikimi për nesër: Temperatura deri në 28 gradë, çfarë po ndodh me motin në Shqipëri

by admin
Spread the love

Vendi ynë, ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të anticiklonit afrikan, i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm, por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C;

në zona e ulëta 5 deri 28°C;

në zona bregdetare 9 deri 26°C.

You may also like