Parashikimi i motit për sot në Maqedoni – Shqip

by admin
Spread the love

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, vranësirat do të rriten dhe do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 23, ndërsa ajo maksimale prej 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, më të larta pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

You may also like