Parashikimi i motit 29 tetor 2022, ulje temperaturash dhe kthjellime

by admin
Spread the love

Shqipëria

Vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve pothuajse në gjithë territorin gjatë paradites, ku vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës parashikohet të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrushme atmosferik përgjatë gjithë 24 orëshit, ku gjatë orëve të para të ditës pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.

Ndërsa pas mesdites në vend do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV gjatë paradites, do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore, do të jenë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Ndërsa nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe rrebesheve të shiut parashikohet të jetë Europa Veriore.

Gjithashtu dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit, do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu.

You may also like