“Paraqitje e bukur”, Mateo Gabia: Me Leçen përsëritemi

by admin
Spread the love

Që kur është rikthyer te Milani pas huazimit te Vijareali, Mateo Gabia ka koleksionuar 16 prezenca si kuqezi. Në të gjitha rastet ka rënë në sy për cilësinë e shfaqur, teksa në kohët e fundit ka luajtur më pak sepse Pioli ka rigjetur titullarët.

Sidoqoftë, mbrojtësi i rritur në akademinë kuqezi e pranon situatë, teksa duke folur pas ndeshjes me Fiorentinën tha: “Ajo me Fiorentinën ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse vinim nga një moment i mirë që duhet të vazhdojmë sa më gjatë. Kjo është ajo për të cilën kishim punuar në ato dy javë gjatë të cilave kampionati u ndal për shkak të kombëtareve. Mungojnë edhe nëntë ndeshje nga fundi dhe të gjitha janë shumë të rëndësishme për sezonin tonë dhe për ambicien që kemi për të bërë mirë këtë vit.” Tashmë vëmendja e të gjithëve shkon te sfida e së shtunës me Leçen.

Lidhur me këtë takim të radhës, Gabia shtoi: “Jemi të lumtur për rezultatin sepse na jep më shumë siguri në renditje dhe na mundëson të vazhdojmë ashtu siç e kishim ndërprerë. Sidoqoftë, nuk duhet të kënaqemi me kaq. Vëmendja e të gjithëve është tashmë te ndeshja me Leçen, kundër të cilës do të nevojitet një tjetër paraqitje cilësore”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like