Paralajmërimet e KFOR-it me afrimin e 1 shtatorit – Shqip

by admin
Spread the love

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, tha se situata në veri të Kosovës është qetësuar dhe paralajmëroi se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave në rrugë.

Në një intervistë për RTK-në, Kajari ka kujtuar se në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i është i obliguar të ruajë mjedisin dhe rendin në Kosovë dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

“Nëse ndërtohen barrikada, kjo pengon lëvizjen e lirë dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë do të arrijmë në një moment kur KFOR-i do të duhet të veprojë për të mundësuar lirinë e lëvizjes”, tha Kajari.

Ai konfirmoi se KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Veri, ku ka vendosur pika vëzhgimi dhe pika kontrolli teknike, si dhe ka rritur aktivitetin e patrullimit në të gjithë rajonin.

“Këto masa janë marrë për të qenë të gatshëm për çdo incident dhe për hir të sigurisë më të madhe. Nëse ka tension, ne do të veprojmë në përputhje me mandatin tonë”, tha Kajari.

Këto paralajmërime vijnë me afrimi e 1 shtatorit, datë kur qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë reprocitetin në kufi. Beograd inga ana tjetër e sheh këtë si një akt anti-serb, duke lëshuar paralajmërimet e veta. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

You may also like